Finlanda fton Hetemajn
Nga Express më 27 gusht 2011 në ora 13:10
Selektori i Finlandës, Mixu Paatelainen, ka zgjedhur 23 futbollistët për dy ndeshjet e radhës kundër Moldavisë dhe Holandës, të cilat do të zhvillohen në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2012’.
Në mesin e futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje është edhe mesfushori kosovar, Përparim Hetemaj, i cili gjatë kësaj vere u transferua nga Brescia te Chievo.
Ndërsa në ekipin U21 të Finlandës, për ndeshjen kundër Maltës është ftuar mesfushori kosovar i klubit suedez Orebro, Denis Abdullahi.