Hitzlsperger në Lazio

Mesfushori gjerman Thomas Hitzlsperger është larguar nga Stuttgart drejt Lazios, ka bërë të ditur klubi gjerman të dielën.
27 vjeçari vendosi të lëviz në shpresë të shpëtoj vendin në Kombëtaren e Gjermanisë për Kampionatin botëror.
Ish kapiteni i Stuttgartit kishte humbur vendin në ekip dhe shpreson të luaj rregullisht në klubin romak.
“Mezi pres të filloj këtë sfidë të re. Jam i privilegjuar që do të luaj për një ligë të fortë të huaj” tha Hitzlsperger. Lazio pagoi rreth 1 milionë euro për transferimin e tij.