E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney nuk largohet

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga Old Trafford. Ylli anglez spekulohej se mund të shitet për të përmirësuar gjendjen financiare në klub ndërsa thuhej se kërkohet nga gjiganti spanjoll Barcelona. Mirëpo, Rooney ka theksuar se nuk ka ndërmend të largohet.

“Ky është klubi im. Jam shumë i lumtur këtu. Familja ime jeton 30 minuta larg. Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe nuk kam arsye të luaj diku tjetër. Manchester United është klubi më i madh në botë” tha Rooney.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›