Franca, kampion i Evropës në hendboll

Kampioni i botës dhe Olimpik, Franca, e mposhti Kroacinë 25-21 të dielën duke kompletuar titullin e vet të tretë me kurorën evropiane të hendbollit.
Nicola Karabatic udhëhoqi Francën me gjashtë gola, që vendosën ndeshjen pas epërsisë 17-13, ndërsa ishin në disavantazh 12-9.
Pjesa e parë përfundoi baras 12-12. Franca e fitoi medaljen e artë Olimpike më 2008 dhe titullin e kampionit të botës më 2009. Suksesi i së dielës ishte titulli i tyre i dytë kontinental.
Të parin e kanë fituar më 2006. Islanda e fitoi ndeshjen për pozitën e tretë me rezultat 29-26 kundër Polonisë, më herët të dielën. Derisa, kampioni në fuqi, Danimarka, përfundoi në pozitën e pestë.