ZMK nis "hetimin", per rritjen e cmimit te dritave
Megjithese e bute rritja e cmimeve te energjise eshte kundershtuar nga Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve (ZMK). Ne nje reagim per mediat ZMK njoftoi se po heton mbi paligjshmerine e vendimit te ERE per "rritjen e bute" te cmimit te energjise, pas te dhenave per shkelje te afatit 6-mujor te aplikimit te "CEZ". Ne fakt "rritja e bute" apo "rritja e moderuar" e cmimit per konsumatoret familjare, eshte gjithsesi rritje e palogjikshme dhe e papershtatshme me kushtet reale te Shqiperise. "Kjo rritje eshte jashte logjikes se nivelit ekonomik te konsumatoreve shqiptare, jashte logjikes se krizes globale qe ka sjelle ulje globale te cmimit te energjise, jashte logjikes se mundesive reale te prodhimit te shumte te energjise se hidrocentraleve te vendit e cila blihet nga OSSH me cmim minimal, cka e ben kete rritje te bute dhe te moderuar ne nje rritje qe gjithsesi do t'i rendoje xhepat e konsumatoreve shqiptare", njoftoi dje ZMK. Gjithashtu rritja e cmimit per biznesin (duke perjashtuar me te drejte prodhuesit e bukes) do te sjelle automatikisht nje rritje te cmimeve ne treg pavaresisht abuzivitetit te tregtuesve. Nje pjese te fajit per rritjen e cmimit te energjise ZMK ia ka faturuar Bankes Boterore. "Nje nder faktoret kryesore qe ka ndikuar ne rritjen e cmimit te energjise eshte edhe nderhyrja e paligjshme e Bankes Boterore, zyrtare te se ciles jane te implikuar ne deklarata krejtesisht te paligjshme muaj me pare, per te cilat ZMK ka reaguar", thuhet ne reagimin e Zyres per Mbrojtjen e Qytetareve. Organizata ka njoftuar gjithashtu se, para se te marre nje vendim per reagim ndaj rritjes se cmimit do te hetoje nese jane respektuar standardet ligjore per rritjen e cmimit te energjise duke iu referuar nje kushti shume te qarte: Afati 6-mujor i aplikimit per rritjen e cmimit te energjise. Nese nuk eshte respektuar ky afat, kemi te bejme me nje shkelje te ligjit nga ERE.
Partia Socialiste fajeson kryeministrin, per rritjet e fundit te energjise
Beqja: Berisha mashtroi per rritjen e cmimit e energjise, eshte autor i vendimit
Partia Socialiste ka akuzuar dje kryeministrin Sali Berisha, se ka mashtruar per rritjen e cmimit te energjise elektrike. Permes nje komunikimi per mediat, deputeti i selise roze, Ilir Beqja, deklaroi se cmimi i energjise po rritet duke thelluar krizen ekonomike per cdo familje dhe biznes ne Shqiperi. Por ajo, qe sipas tij eshte me e rende, eshte se qeveria shqiptare jo vetem ishte ne dijeni te shtrenjtimit te cmimit te energjise, por ishte dhe autore e ketij vendimi. "Ndryshe nga sa pretendon qeveria, vendimi per rritjen e cmimit te energjise eshte marre kohe me pare se te perfundonte procesi i privatizimit te OSSH. Madje ky vendim gjendet edhe ne anekset e kontrates mes pales shqiptare dhe 'CEZ'", u shpreh zyrtari socialist. Ai tha se ne kete kontrate Sali Berisha ka vendosur se cmimi i energjise do te rritet me dy shifra cdo vit deri ne vitin 2014. "Sali Berisha me paturpesine e tij na ka genjyer e mashtruar te gjitheve. Turpi me i madh per kete qeveri qendron ne faktin se perballe kerkeses per transparence te popullit shqiptar dhe opozites, ministrat e Sali Berishes heshten duke u justifikuar se rritjen e cmimit e vendos Enti Rregullator i Energjise", akuzoi nensekretari per Programin ne PS. Sipas Beqjes, e verteta mbi implikimin famekeq te qeverise me rritjen e cmimit dhe thellimin e krizes u zbulua dy dite me pare boterisht nga OSSH. Deputeti socialist u shpreh se shqiptaret do te perballen me nje tjeter shtrenjtim te kostove te jeteses dhe nje tjeter fature e shtrenjte per cdo shqiptar, "dhurate" nga Sali Berisha per Vitin e Ri.