Konfindustria: Nuk ka arsye reale per rritjen e cmimit
Fill pas publikimit te lajmit nga Enti Rregullator i Energjise per rritjen e cmimit, Konfindustria eshte shprehu kunder vendimit. Permes nje deklarate per mediat Konfindustria vlereson se "perpara vendimit per rritjen e cmimit te energjise elektrike ishte e domosdoshme te arsyetohet publikisht nga ERE, sesi eshte e mundur te kerkohet rritje e cmimit te energjise elektrike. Ne kushtet kur cmimi i energjise elektrike eshte ne ulje ne tregjet nderkombetare, si pasoje e uljes se ndjeshme te cmimit te karburanteve te ndodhur ne vitet e fundit, te gjendjes mjaft te mire prej disa vitesh radhazi perfshi edhe vitin 2009 te prodhimit te brendshem energjetik dhe te ecurise se nivelit te cmimeve ne rajon". Konfindustria kerkon nga ERE te publikoje kushtezimet ligjore, ne rast se ka, te marreveshjes per privatizimin e OSSH-se nga shteti shqiptar, qe mund te lidhen me rritjen e cmimit te energjise elektrike. Ne njoftimin per shtyp nenvizohen edhe pasojat qe sipas Konfindustrise do te sjelle vendimi i ERE per rritjen e cmimit te energjise.
"Pasoja e pare e ndjeshme, e rritjes se cmimit te energjise do te jete ndikimi i drejtperdrejte ne uljen e konkurueshmerise se prodhimeve dhe sherbimeve shqiptare ne krahasim me vendet e rajonit dhe me tej. Ulja e konkurueshmerise do te sillte pashmangmerisht rritjen e falimentimeve per industrite vendore me gjithe pasojat e padeshirueshme shoqeruese". Nderkaq Konfindustria ka vleresuar si te domosdoshme, garancine e sigurimit te energjise elektrike per industrite e vendit.