E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hleb, fantazia e Interit?

Me 4,5 milionë të fituara nga shitja e Maxwell dhe 6 që janë rrugës nga shitja e Obinës te Napoli, merkato e Interit është gati në nisje.

Pas insistimeve të Mourinjos për dyshen portugeze të Chelseat Deko-Karvajo dhe kërkesës së tepruar të 16 milionëve nga Abramoviç, Morati duket se do të vërë në zbatim planin B. Mbrëmë vonë u zyrtarizua blerja e mbrojtësit brazilian Lusio, ideja e fantazistit Hleb ka nisur të qarkullojë nëpër zyrat e drejtuesve zikaltër.

Bjellorusi kërkohej nga Interi qysh në kohët e Roberto Mancinit, por Arsenali ia shiti Barcelonës dhe Interi mbeti duarbosh. Por tani kushte kanë ndryshuar; Hleb te Barcelona ngroh stolin, shumë madje, dhe pas marrëveshjes së arritur për Maxwell, ka mundësi që Barça t’i japë Moratit fantazistin e kërkuar, por në huazim. Morati nuk ka ndërmend të shpenzojë para.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›