E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohen dy shtetas të akuzuar për vrasje

Rreth orës 11:00, ZQK Interpol Tirana ka kryer ekstradimin e Edmond Hysaj, 38-vjeç, lindur në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e vitit 2001, e ka dënuar me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”.

Sipas vendimit të gjykatës, më datën 05.03.1999, në fsahtin Picar, të rrethit të Vlorës, i pandehuri Edmond Hysaj, ka qëlluar me thikë shtetasin Ethem Çaushi, duke i shkaktuar vdekjen këtij të fundit. Ky shtetas është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë më 03.10.2008, në Brescia/Itali.
Po sot, Interpol Tirana ka ekstraduar shtetasin Taip Katica, 53-vjeç, lindur në Shkodër.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të vitit 2008, e ka dënuar me burg shtetasin Katica, për veprën penale të “Vrasjes me dashje në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Sipas hetimeve, më datën 08.04.2000, në lagjen “Partizani”, në Shkodër, përballë bilardos së shtetasit Rasim Katica, është vrarë me armë zjarri shtetasi Jetmir Dhampiri, i cili udhëtonte me autmjetin e shtetasit Ardian Bregasi.

Viktima është goditur tre herë me armë zjarri. Vrasja është bërë gabimisht nga vëllezërit Katica të cilët kanë dashur të vrasin shtetasin Ardian Bregasi me të cilin kishin hasmëri. Ky shtetas është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë më 02.10.2008, në Brescia/Itali.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›