Gattuso e Nesta, u larguan shkaku i Allegrit

Ringhio Gattuso e ka sulmuar ish skuadrën e tij, Milan. Mesfushori italian, i cili i la Rossonerët pas 14 vjetësh, ka zbuluar prapaskenat rreth largimit të tij dhe të Alessandro Nestas. Për këtë, ai e fajëson trajnerin Massimiliano Allegri.
“Unë dhe Nesta e kemi lënë Milanin sepse Allegri nuk na donte. Së pari mllefoseshin sepse ne nuk largoheshim, ndërsa tash e ‘qajnë’ largimin tonë. Unë nuk dua të bëj polemika, sepse kam raport të mirë me Max, por ndihem ende lojtar. Klubi dëshironte të më mbante, por nëse ai që komandon në zhveshtoren mendon ndryshe, gjërat bëhen të vështira”, theksoi për ‘Gazzetta dello Sport’, mesfushori italian, i cili më pas i ka analizuar edhe shitjet e Zlatan Ibrahimovic e Thiago Silva.
“Gjërat nuk janë duke shkuar mirë. Për Allegrin, do të jetë shumë e vështirë. Nëse e humbet njërin nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe një sulmues që në Serie A i fiton i vetëm 10 ndeshje, nuk ke se çka kërkon më shumë”, përfundoi Gattuso.