Marrëveshja Serbi-Kosovë, Clinton: Lëvizja e duhur drejt integrimit
SHBA- Marrëveshja e arritur mes Serbisë dhe Kosovës do të shtojë listën e vendve që njohin Kosovën si dhe shënon një progres drejt rrugës së integrimit europian.
Kjo ka qënë deklarata e sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.
Në fillim dua të them se sa të angazhuara janë Shtetet e Bashkuara ndaj forcimit të Kosovës dhe partneritetit të qëndrueshëm me ne. Dhe ne jemi të angazhuar plotësisht për pavarësinë e saj, integritetin e saj territorial, sovranitetin e saj. Unë përgëzoj qeverinë e kryeministrit Thaçi, për qëndrimin e saj konstruktiv dhe punën e madhe në dialogun me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja- tha Clinton.
Duke cilsësuar se dialogu është mbështetur edhe nga SHBA-ja si rruga që do ta çojë vendit drejt integrimit të mëtejshëm.
Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur këtë proces që nga fillimi, dhe ne e dimë se kjo është një zgjedhje e vështirë politike, por ajo do ta çojë popullin e Kosovës më afër integrimit evropian. Ne mendojmë se ajo është në interes të të gjithë kosovarëve- tha më tej Clinton.
Pyetjes nëse rezoluta 12 44 do të minonte arritjet e deritanishme të vendit Clinton iu përgjigj:
Nuk jam dakord me këtë. Në fakt mendoj se kjo do të ndihmojë në rritjen e numrit të vendeve që do ta njohin Republikën e Kosovës, sepse ajo do të hiqte justifikimin se nuk është bërë përparim në mes të Kosovës dhe Serbisë. Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera që tashmë e njohin pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, do të kenë në fakt një argument më të fortë, se ndërkohë që Kosova ecën drejt integrimit evropian, ne i hedhim sytë drejt së ardhmes. Dhe, mos harroni ju lutem se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, në fakt, hapi rrugën për pavarësinë e Kosovës. Ajo i kërkoi Serbisë të heqë forcat e sigurisë- tha Clinton.
Dje pas bisedimesh të gjata Prishtina dhe Beogradi arritën një marrëveshje në Bruksel për çështjen e përfaqësimit rajonal të Kosovës dhe menaxhimin e kufijve. Kosova do të prezantohet thjesht Kosova, por ata cilësuan se kjo nuk shkel pavarësinë e vendit.
Shkrime të tjera me interes:
- Marrëveshja, Klinton: Serbia dhe Kosova hapën rrugën drejt BE-së Washington- Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë është përshëndetur...
- Lëvizja e lirë Kosovë-Serbi, me 26 dhjetor Prishtinë- Qyetarët e Serbisë dhe Kosovës mund të lëvizin lirshëm...
- Marrëveshja Kosovë-Serbi, Haxhinasto: Forcon sovranitetin, lejon integrimin Tiranë- Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, nëpërmjet një...