E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hofenheim merr Babelin nga Liverpuli

SHKRUAN: Jeton Selimi 26-01-2011 11:20

Liverpuli ka pohuar se sulmuesi holandez Rajan Babel ka arritur marrëveshje me Hofenheim për t’u transferuar te klubi gjerman. E ardhmja e Babel ishte e pasigurt pasi holandezi nuk luante shumë. Në fillim u mendua se ai do të kalonte te Ajaksi, si pjesë e transferimit të Suarezit në Angli. Por meqë ky variant nuk u realizua, Liverpuli ka pranuar ofertën e Hofenheimit, ndërsa pas arritjes së marrëveshjes për kushtet personale me lojtarin, klubi gjerman tashmë ka siguruar nënshkrimin e tij. Babel ka firmosur për një kontratë prej dy sezonesh e gjysmë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›