Gruaja i mbijetoi rënies nga kati i 23-të
Dëshmitarët thanë se një grua u hodh nga kati i 23-të i një hoteli në Buenos Aires të hënën dhe mbijetoi.
Gruaja ra në pozitë të ulur në kulmin e një makine taksi, shoferi i të cilës kishte dalë pak para rënies së saj, e cila shtypi kulmin e makinës dhe theu xhamat.
“Gruaja 30-vjeçare nga Argjentina pësoi lëndime në tërë trupin dhe po kurohet në shërbimin intensiv të hotelit Argerich”, deklaroi Alberto Crescenti, drejtor i shërbimit argjentinas për ndihmën e shpejtë.
Taksisti, i cili u prezantua si Miguel, tha se ishte duke shikuar përpjetë dhe iku me vrap para se trupi i gruas të përplasej me makinën e tij.
Taksisti tjetër, Juan Carlos Candame, i deklaroi agjencisë së lajmeve AP se kishte parë femrën duke dalë nga dritarja dhe duke fluturuar drejt tokës. Gruaja ra nga kulmi i hotelit Crown Plaza Panamerican, ku gjendet edhe restoranti me pamje nga obelisku i famshëm në qendër të Buenos Airesit.