E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoffmann: Gazsjellësi mbështetet nga kompani dhe vende të fuqishme

03-06-2013 / Gazeta 55

Intervista/TAP, flet drejtori i projektit për marrëdhëniet me jashtë

Drejtori i TAP për marrëdhëniet e jashtme, Michael Hoffmann është shprehur optimist se gazsjellësi TAP mund te përzgjidhet si projekti fitues nga autoritetet e Azerbajxhanit. Sipas tij, TAP ka përparësi pasi është me i shkurtër dhe ofron çmimin me te ulet te transportimit te gazit që do vijë nga Kaspiku në tregun europian. Sipas tij, qeveria ka punuar mirë dhe ka ratifikuar marrëveshjen trepalëshe për ndërtimin e saj. “Për TAP është punuar  jashtëzakonisht fort. Qeveria shqiptare ka ratifikuar marrëveshjen ndërqeveritare dhe ka aprovuar marrëveshjen për impaktin social dhe mjedisor të projektit. Është bërë vërtet shumë punë. I njëjti progres është bërë edhe në Greqi dhe në Itali. Nga pikëpamja politike dhe komerciale, TAP ka përparësi, pasi është gazsjellësi më i shkurtër krahasuar me alternativën tjetër. Por TAP ofron edhe çmimin më të ulët të transportimit të gazit që do vijë nga Kaspiku në tregun europian. Teknikisht ne kemi kompani të fuqishme si EON, Statoil që kanë kryer një projekt inxhinierik, që na jep sigurinë dhe besimin, se ne kemi hartuar një projekt shumë të mirë. Vetëm për të dhënë një ide të vogël të volumit të punës; Ne i kemi paraqitur Konsorciumit të Shah Deniz një projekt prej 900 faqesh, ku pjesa më e madhe janë dokumente inxhinierike. Ne kemi bërë një ofertë shumë të fortë dhe shpresojmë që së shpejti të festojmë”, deklaroi ai.  Më pas ai është ndaluar në domethënien e iniciativës Adriatiko Joniane si referencë e veçantë për TAP. “Unë isha në Tiranë kur u nënshkrua marrëveshja me shtetet e tjera të Ballkanit për mbështetjen e TAP. Është shumë e rëndësishme, pasi kjo e forcon epërsinë politike  të TAP. Kur shohim kërkesën për gaz në Ballkanin Perëndimor, ne vërejmë që Shqipëria, Mali I Zi, apo Bosnja s’kanë gaz, por ka edhe ka vende si Kroacia që s’dua të varen vetëm prej gazit rus. 8 shtetet që e mbështesin TAP politikisht janë shumë të forta . Kjo përçon mesazhin e duhur në Baku dhe Azerbajxhan”, theksoi ai.
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›