E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia e pathyeshme, Thuni largohet “duarbosh”

Ashtu si Tirana, Vllaznia nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj zvicerianëve të Tunit në “Loro Boriçi”, duke lënë edhe ajo gjithçka për në takimin e kthimit pas një jave.

Skuadra shkodrane ka mundur të ndalë një skuadër më të madhe në emër, por edhe në lojtarë, megjithatë duke parë lojën e mbrëmshme, kalimi i turit është vërtet shumë i vështirë.

Në ndeshjen e djeshme, skuadra e Mirel Josës është mbrojtur me fanatizëm, ndonëse reparti i prapavijës nuk është pika më e fortë e saj. Miqtë patën më shumë raste, por asnjëherë nuk i shfruytëzuan ato siç duhet, Vllaznia gjithsesi e nis si jo favorite ndeshjen e kthimit pas një jave.

Tun ka qenë një nga ekipet më të forta vjet në Zvicër, por tashmë ka bërë disa ndryshime.

(a.h/A.LATIFI/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›