Holanda Belgjika Gjermania e Turqia mbajne armet e SHBA-se
Holanda Belgjika Gjermania dhe Turqia kane arme berthamore amerikane ne token e tyre. Ky eshte nje nga informacionet e publikuara se fundi ne sajtin e Wikileaks.
Ne nje memo konfidenciale nga ambasadori amerikan ne Gjermani Philip Murphy ai permend rastesisht mundesine e terheqjes se armeve nga Gjermania dhe ndoshta edhe nga Holanda e Belgjika. Memoja konfirmon edhe pranine e armeve berthamore amerikane ne Turqi. Italia besohet gjithashtu se eshte nje ruajtese e heshtur e armeve amerikane te shkaterrimit ne mase. I pyetur nga gazetaret ne lidhje me keto fakte zedhenesi i Ministrise se Jashtme holandeze ka deklaruar se si zakonisht nuk deshironte qe te komentonte per kete ceshtje. Sipas vleresimeve te gjetura ne nje raport te vitit 2007 i cili perdor nje sere burimesh per te kataloguar vendosjen e armeve berthamore amerikane ne Europe ne kontinentin tone ka 489 arme te tilla. Raporti vlereson se baza ne veri te Belgjikes Kleine Brogel ne afersi te qytetit te Meeuvenit ka 20 arme berthamore. I njejti dokument flet edhe per 20 arme te tjera te cilat ndodhen ne bazen ajrore ne afersi te qytetit te Udenit ne juglindje te Holandes. Armet berthamore mendohet se ruhen aty qe nga viti 1960 dhe u vendosen aty me rastin e krizes se raketave ne Kube. Nderkaq edhe 20 arme te tilla berthamore mendohet qe ndodhen ne nje baze nentokesore ne Gjermani ne bazen ajrore ne afersi me kufirin e Luksemburgut. Tetorin e kaluar ministri i Jashtem gjerman Westervelle thuajse e pranoi ekzistencen e tyre kur gjate nje fjalimi beri thirrje per nje vend te lire nga armet berthamore. Megjithate ai nuk tha se ku ndodheshin keto arme dhe mbi te gjitha sa ishte numri i tyre dhe per cilin qellim ishin aty. Italia gjithashtu besohet se ka rreth 90 arme berthamore. 50 mendohet qe ndodhen ne bazen ajrore Aviane ne afersi te Udines ne veri te vendit dhe 40 te tjera ne kullen e bazes ajrore te Ghedit ne afersi te Breshias ne bregdetin Adriatik. Baza ushtarake turke e Incirlik ne lindje te Adanas ne veri te bregut mesdhetar besohet se eshte nje strehim i 90 armeve te tjera berthamore. Pervec vendeve europiane qe nuk jane deklaruar zyrtarisht si fuqi berthamore Britania e Madhe nje vend qe ben pjese ne klubin e vendeve qe jane fuqi berthamore strehon 110 arme berthamore dhe keto ndodhen ne RAF Lakenheath rreth 30 kilometra ne verilindje te qytetit universitar te Kembrixhit.