E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez, trajneri i ri i Interit?

www.albania-sport.com - Rafa Benitez pritet që brenda 48 orësh të konfirmohet zyrtarisht si trajneri i ri Interit. Lajmin e dha gazeta italiane sportive “La Gazzetta dello Sport”.

Ish-trajneri i Liverpulit, i cili u largua nga klubi anglez pas një mirëkuptimi reciprok, është takuar ditën e mërkurë me presidentin zikaltër, Masimo Morati, me të cilën ndau disa pikëpamje në një takim shumë pozitiv.

Benitez, momentalisht ndodhet me pushimet e fundjavës, të cilat do t’i shërbejnë spanjollit edhe si një moment reflektimi për të dhënë në fillim të javës për të drejtuar kampionët e Europës dhe Italisë.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 05 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›