E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia, princi i ngre moralin Kapelos

WORLD CUP 2010 - Princi Uiliam u përpoq të ngrejë moralin midis lojtarëve të Anglisë pas humbjes së kapitenit Rio Ferdinand si pasojë e një dëmtimi në gju.

Princi Uiliam iu adresua përmes një videolinku trajnerit Fabio Kapelo dhe kapitenit të ri, Stivën Xherard, sulmuesit Uejni Runi dhe mbrojtësit Xhon Terri.

Uiliam tha se, pavarësisht faktit të dëmtimit të Rio Ferdinandit, morali i ekipit ishte shumë i lartë.

Princi do të udhëtojë në Kejp Toun për të parë ndeshjen e dytë të Anglisë kundër Algjerisë (18 qershor, live tekst në ëëë.albania-sport.com), me synimin për të ndihmuar Anglinë për të organizuar Kampionatin Botëror të vitit 2018.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 05 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›