Presidenti kinez takon kryeministrin koreanoverior
Pekin-Presidenti kinez, Hu Jintao u takua sot me kryeministrin koreanoverior, Kim Yong-il në vizitën që zhvilloi të martën në Pekin, dy javë para lëshimit të një sateliti nga Pheniani, që ka shqetësuar vendet e huaja. Vizita e parë e Kim në Kinë që nga marrja e detyrës në vitin 2007, shënoi zyrtarisht 60-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike dypalëshe.
"Ky vit shënoi 60 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes Kinës dhe Koresë së Veriut. Kjo vizitë do të lejojë hapjen e një etape të re në bashkëpunimin dypalësh'', theksoi Hu Jintao, në praninë e gazetarëve. Kina, një nga aleatet e rralla në botë të Phenianit shprehu shqetësimin përballë pasigurive në gadishullin korean, provokuar nga lëshimi i parashikuar në muajin prill i një sateliti telekomunikacioni, koreanoverior, për të cilin SHBA-ja dhe Seuli dyshojnë se ai nuk është një raketë me rreze të gjatë vepruese.