Konte: Duhet të hamë bar, s’ka vend për eufori
Starti i Juventusit ka qenë fantastik për këtë sezon, ndërsa të mërkurën “Zonja e Vjetër” do të presë në shtëpi Bolonjën. “Një ndeshje e lehtë? Aspak”, thotë Antonio Konte i vendosur.
Në fakt, trajnerit të ri bardhezi i duhet të ruajë futbollistët nga euforia e madhe e krijuar, ndërkohë që në fushë do të ketë edhe disa ndryshime të vogla.
Kështu, Alesandro Matri do të ulet në stol, ndërsa Millosh Krasiç do të jetë për herë të parë këtë sezon si titullar. “Duhet të hamë bar, të mendojmë si të mëdhenj, por të sillemi si provincialë gjithnjë dhe kudo, - deklaroi tekniku i Juves. – Nuk ka asgjë të lehtë”, shtoi ai.
Konte kujtoi edhe një detaj interesant, që lidhet me startin e Juventusit dy sezone më parë, pas blerjeve të Felipe Melos dhe Diegos. “Është shumë e rëndësishme të nisesh mirë, por edhe dy vjet më parë nuk duhet të harrojmë se Juve mori dy fitore nga dy ndeshjet e para dhe më pas përfundoi e shtata, - tha ai. – Duhet të bëjmë pikë me skuadrat e vogla, ato mesatare dhe ato të mëdha. Jemi vetëm në javën e tretë, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Napoli? Është përpara nesh, Maxarri ka një vit e gjysmë që punon me këtë ekip”, shtoi Konte.
(a.h/A.LATIFI/BalkanWeb)