Edi Reja: Po qëndroj, por mes sikleteve të mëdha
Mbetet ende e turbullt situata e trajnerit të Lacios Edi Reja, që dy ditë më parë dha dorëheqjen, por që nuk është pranuar nga presidenti Klaudio Lotito.
Humbja me Xhenoan ka shkaktuar një “tërmet” të vërtetë në ekipin bardhekaltër, që përveç rezultateve, nuk po prodhon aspak lojë. “Unë po eci përpara, por mes një sikleti të madh, - deklaroi dje trajneri i Lacios. – Këtu kritikohet gjithnjë. Pata një përplasje me presidentin dhe ekipin, u sqaruam dhe vendosa të vazhdoj këtu”, shtoi Edi Reja.
Të mërkurën, Lacio do të ndeshet në transfertë me Çezenën, në një ndeshje tepër vendimtare për të ardhmen e ekipit bardhekaltër këtë sezon. Ndryshimet e shumta të bëra në ekip duket se kanë ndikuar për keq te Lacio, që ende nuk ka gjetur një ekuilibër dhe për më tepër, ekipi duket i lodhur.
(a.h/A.LATIFI/BalkanWeb)