E Diel, 1 Nëntor 2026

Ozil shpëton Gjermaninë, por gjen Anglinë

Gana do të ketë përballë Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Fantazisti i Gjermanisë, turku Mesut Ozil, u shndërrua në heroin e tri here kampionëve të botës, me golin e tij të jashtëzakonshëm në fitoren 1-0 kundër Ganës, por “Nationalmanschaft”-it të Johakim Lëvit do të përnballet në një të tetat e finaleve me Anglinë e frikshme të Fabio Kapelos, që nga ana e saj përfundoi e dyta në grupin C. Gjermania e dominoi takimin nga minuta e parë e deri te e fundit, por edhe rastet për ganezët nuk munguan, por fati dhe aftësia e portierit Manuel Nojer i shpëtuan gjermanët nga goli. Mesut Ozil shpërdoroi një rast të mirë në pjesën e parë, kur mund t’u kishte dhënë shokëve të tij avantazhin, por mesfushori turk nuk e fali portierin ganez Kingson në minutën e 60-të kur gjuajti nga jashtë zonës në trekëndëshin e djathtë të portës së Ganës. Një nga golat më të bukur deri tani në Botëoror, e që qetësoi trajnerin Johakim Lëv dhe gjithë Gjermaninë.

AUSTRALI-SERBI 2-1
Tim Kahill shënoi me kokë në minutën e 69-të, për t’i dhënë avantazhin “kangurëve”. Pas pesë minutash, Australia shënoi golin e dytë pas një gjuajtje nga distanca me anë të Holmanit. Një gol i madh i “socceroos”, që i dha mundësi Gjermanisë dhe Ganës të luanin më me qetësi. Serbia shënoi golin e nderit me anë të Panteliçit në minutën e 84-t, por pa mundur të përmbysë rezultatin. Pas ndeshjeve të fundit në grupe, Gjermania (e para) dhe Gana (e dyta) kalojnë për më tej, ndërsa Australia (e treta) dhe Serbia (e fundit) i japin fund Botërorit. Në një të tetat, Gjermania do të luajë kundër Anglisë, ndërsa Gana do të ketë përballë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

24 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›