E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda fiton sfidën dhe Robenin Samurajit shokojnë Danimarkën

Grupi E “Tulipanët” përballen në 1/8 me Sllovakinë, ndërsa Paraguai me Japoninë

Japonia fut në xhep kualifikimin për në turin e 1/8-ave që në 45 minuta, por në fund fiton 3-1 dhe shokon Danimarkën e lodhur. Ndeshja është argëtuese dhe me duele që ndryshojnë sa nga njëri krah në krahun tjetër. Të dyja skuadrat kanë krijuar në mënyrë shumë insistuese aksione për gola. Danezët kanë humbur një mundësi të artë për të shënuar pas inkursioneve të Tomason e Romendahl, por japonezët kanë qenë vendimtarë në realizimin e dy golave. Të dy këta gola kanë ardhur nga ekzekutimi i dy goditjeve të dënimit: i pari falë një ekzekutimi “alla Zhuninjo” të Keisuke Hondas, top që vjen në formë palonete dhe që futet në këndin e majtë të portës daneze, ndërsa i dyti është realizuar nga Endo me një ekzekutim të bukur në anën tjetër të portës, ku Sorensen nuk mundi të arrinte. Me rifillimin e pjesës së dytë, Japonia është pranë golit të tretë. Honda është rreziku kryesor për portën daneze. Tomason ka shansin për të shënuar në minutën e 71, por vetëm 10 minuta me vonë arrin të ngushtojë në 2-1 rezultatin. Pak sekonda më vonë Tomason humbet një 11-metërsh, ndërsa Okazaki çon në 3-1 rezultatin për Japoninë, pas një driblimi dhe asisti të Hondës. Holanda mposht Kamerunin dhe mbyll grupin me pikë të plota. Përgjatë 45 minutave të para, Stekelenburg ka mundur të ruajë të paprekur portën e tij, në ndeshjen e tretë, atë kundër Kamerunit. Pjesa e parë mes Holandës dhe skuadrës afrikane është mbyllur me avantazhin 1-0 në favor të "tulipanëve", fryt i golit të shënuar në minutën e 36 nga Robin Van Persie, i aftë të shfrytëzojë një asist të marrë nga Kajt dhe të mundë portierin e kamerunasve. Deri në atë moment, është parë një ndeshje jo shumë entuziaste dhe shumë e ekuilibruar, me pak aksione për të shënuar, por e shpërndarë njëtrajtësisht. U vu re një lojë e mirë e Shnajderit, por jo në nivel ajo e Eto’osë. Në minutën e 65 Kameruni fiton një 11-metërsh dhe sulmuesi i Interit, Eto’o shënon golin e 1-1, duke mposhtur Stekelenburg me një të djathtë diagonale, e cila përfundon në rrjetë ngjitur me shtyllën. Një ekzekutim perfekt i numrit 9 të Kamerunit dhe rezultati është i barabartë: 1-1! Në pjesën e dytë vendasit janë më agresivë në kërkim të golit të avantazhit, duke vënë në rrezik portën e “orange”. Holanda bën disa zëvendësime të njëpasnjëshme, por që nuk ndikojnë sa duhet në rrjedhën e lojës, ndërkohë që afrikanët vazhdojnë të mbajnë në tension kundërshtarin, edhe pse ata janë të eliminuar matematikisht nga botërori me këtë rezultat. Holanda e vënë nën presion nga Japonia, hedh Robenin në fushë dhe pak minuta më vonë (83’) arrin të gjejë golin e avantazhit 2-1 me Huntelar, pas një shtylle të tronditur pak sekonda më parë nga lojtari i Bajernit të Mynihut.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›