Trajneri Marçelo Lipi: Turpi, përgjegjësi e imja
Marçelo Lipi i ka dhënë fund aventurës në krye të Italisë në mënyrën më të hidhur të mundshme. “Axurrët”, që u paraqitën në Afrikën e Jugut si mbajtësit e titullit, u eliminuan në fazën e parë, duke u renditur në vendin e fundit në grup. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri ka bërë “mea cupla”: “Marr përsipër të gjitha përgjegjësitë për këtë dështim. Nuk ka asnjë justifikim. Nëse skuadra paraqitet e terrorizuar në një aktivitet të tillë, kjo nënkupton se trajneri nuk e ka përgatitur mirë në aspektin psikologjik, teknik dhe taktik. është e qartë se nuk e përgatita skuadrën si duhej për në Afrikën e Jugut. Më vjen shumë keq që e mbylla eksperiencën në krye të stolit në këtë mënyrë. Nuk po them se synoja të fitoja sërish Kupën e Botës, por natyrisht nuk doja që gjërat të ndodhnin kështu”.
#