Holanda investitori më i madh në Shqipëri me 40 milionë euro

Investimet holandeze kapën shifrën e 40 milionë eurove në 3- mujorin e parë të vitit 2021, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Vlera më e madhe e investimeve holandeze është adresuar kryesisht në sektorin e energjetikës ku spikatin financimet në HEC-et e Banjës dhe të Moglicës, të ndërtuara në kaskadën e lumit Devoll. Ndërkohë që një ndër kompanitë më të rëndësishme holandeze, e pranishme në Shqipëri është “Shell”. Zbulimi i kompanisë “Shell” në zonën naftëmbajtëse të Shpiragut, Fier, synon të garantojë një fluks investimesh dhe të ardhurash të rëndësishme për vendin. Ndërsa kompanitë Stakraft apo Vodafone Group, zotërojnë investimet e tyre në Shqipëri nëpërmjet ndërmarrjeve të regjistruara në Holandë. BSH-ja bën të ditur se, Shqipëria tërhoqi në total 229 milionë euro investime të huaja në tremujorin e parë të vitit 2021.