Qeveria dhe mediat: Faleminderit Gana
Afrika e Jugut
E gjithë Afrika bën tifo për Ganën. “Yjet e Zinj”, të cilët u kualifikuan në çerekfinale duke mposhtur 2-1 SHBA-në, janë përfaqësuesja e vetme e mbetur në garë nga “Kontinenti i Zi”. “Black Stars fluturojnë”, ishte titulli i “Sunday Times”, ndërsa “Sunday Independent” shkruante: “Gana copëton ëndrrën amerikane”. Për skuadrën e Milovan Rajevaç komplimentet erdhën edhe nga “African National Congress”, partia që është në pushtet në Afrikën e Jugut: “Falënderojmë Ganën, sepse po shpëton imazhin e kontinentit në këtë turne”.
#