FIFA, gati ndërhyrja për topin Jabulani
Ankesat
Më në fund FIFA është bindur që të ulet në tryezë dhe të diskutojë për “Jabulani”-n, topin zyrtar të Botërorit në Afrikën e Jugut. Topi, që është perfekt nga ana estetike dhe me material novator, ka shkaktuar shumë polemika për trajektoret e paparashikueshme që merr në krahasim me topat e përdorur deri më tani. Lojtarët (kryesisht portierë) dhe trajnerët janë ankuar, ndërsa tashmë drejtuesit e FIFA-s do të vendosin nëse do ta ndryshojnë topin për fazat finale të Kupës së Botës, apo gjithçka do të vazhdojë si normalisht.
#