Patrik Vieira i jep lamtumirën Francës
Vendimi
Patrik Vieira i ka dhënë lamtumirën përfaqësueses franceze. Mesfushori 34-vjeçar ka vendosur të mos i përgjigjet një ftese të mundshme nga trajneri i ri i “gjelave”, Loren Blank. Lojtari i Mançester Sitit deklaroi: “Nuk do të ishte logjike të kthehesha në Kombëtare”. Pas tërheqjes nga arena ndërkombëtare, në Francë qarkullojnë zëra se Vieira është gati të “varë këpucët në gozhdë”, edhe pse ka kontratë me klubin e Premiershipit anglez. Me Francën ai ka fituar Botërorin 1998, Euro 2000 dhe Kupën e Konfederatave në vitin 2001.
#