E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja, shqetësojnë Ksabi Alonso e Albiol

Dëmtimet

Spanja është në alarm dëmtimesh në prag të ndeshjes së të martës kundër Portugalisë, të vlefshme për 1/8-at e Botërorit 2010. Trajneri i kampionëve të Europës, Visente del Boske bëri të ditur se Ksabi Alonso është seriozisht në dyshim, për shkak se ka ndrydhur kaviljen e djathtë në ndeshjen e fituar 2-1 të premten përballë Kilit. “Ksabi i është nënshtruar seancave terapeutike dhe tashmë na mbetet vetëm të shpresojmë se ai do të jetë në gjendje të zbresë në fushë”, tha Del Boske. Mjekët e “Furisë së Kuqe” po bëjnë të pamundurën që kavilja e mesfushorit të shërohet. Edhe pse mundohen të tregohen të kujdesshëm në deklaratat e tyre, doktorët e skuadrës nuk e kanë fshehur optimizmin. Në derbin iberik me Portugalinë, Spanja rrezikon të mos ketë në dispozicion edhe mbrojtësin Raul Albiol. 24-vjeçari i cili luan me Realin e Madridit u dëmtua në stërvitjen e së shtunës: fatmirësisht radiografia konfirmoi se Albiol nuk ka pësuar frakturë në kërcirin e këmbës së djathtë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›