E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danimarkë, dënohet kërcënuesi i karikaturistit të Muhamedit

Një 29 vjeçar somalez u shpall fajtor nga një gjykatë daneze për kërcënimin e artistit që publikoi karikaturat e profetit Muhamed
 

Me vendim unanim, Mohamed Geele u shpall fajtor edhe për terrorizëm dhe kërcënim të efektivit të policisë.
 

Prokuroria kërkoi 12 vjet burg për 29-vjeçarin, por pritet vendimi përfundimtar i gjykatës

Në janar të vitit 2010, Geele tentoi të futet në banesën e artistit Kurt Uestergaard që realizoi karrikaturat e profetit Muhamed.
 

Botimi i karikaturave të profetit Muhamed në vitin 2005 shkaktoi një valë zemërimi dhe protestash në botën islame.
 

Që nga ajo kohë, artisti ka marrë shumë kërcënime me vdekje nga organizata separatiste islamike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›