Shpërthim në Ankara, tre të vdekur
Nga Express më 03 shkurt 2011 në ora 14:30
Nga një shpërthim në një objekt industrial në Ankara të Turqisë, kanë humbur jetën së paku tre persona dhe janë lënduar mbi 30 të tjerë.
Arsyeja e këtij shpërthimi nuk është e njohur, por mendohet se kjo ndodhi për shkak të rrjedhjes së gazit.
Raportohet se afro 50 punëtorë ishin në fabrikë, që prodhon gjeneratorë, kur ndodhi shpërthimi.
Dy katet e ndërtesës u shkatërruan, ndërsa ka shqetësime se disa njerëz janë të bllokuar nën gërmadha.