Rusi, pritet të shqyrtohet vendimi ndaj Kohdorkovskit

“Këshilli i Shoqërisë Civile dhe Të Drejtave të Njeriut” në Rusi, do të shqyrtojnë vendimin ndaj ish shefit të YKOS, Mihail Kohdorkovski
Presidenti Rus, Dimitri Medvedev, i kërkoi Këshillit ditën e martë të shqyrtojë disa raste të profilit të lartë, duke përfshirë edhe rastin e Kodorkovskit.
Kodorkovski u akuzua për mashtrim në vitin 2003, pasi ai sfidoi ish-presidentin Vladimir Putin, duke mbështetur rivalin e tij.
Perëndimi e ka kritikuar ashpër çështjen, duke e konsideruar të motivuar politikisht.
Mihail Kodorkovski, i ka drejtuar një letër të hapur presidentit Medvedev ditën e mërkurë, ku e paralajmëron se nëse nuk do të mbajë premtimin për të ç`rrënjosur korrupsionin dhe krijimin e një gjyqësori të pavarur, do të përballet me një reagim Publik.