E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australia mbështet Greqinë

Nga Express më 03 shkurt 2011 në ora 14:00

Shefi i diplomacisë greke, Dimitris Droutsas ka falënderuar homologun e tij australian, Kevin Rudd, për qëndrimin rreth grindjes për emrin e Maqedonisë.

“Sa i përket ndihmës për fqinjin tonë verior në procesin e integrimeve në BE, por edhe në gjetjen e zgjidhjes së kontestit të emrit, unë do të përsëris falënderimin tonë për pozicionin e Australisë rreth këtij problemi dhe rreth marrëdhënieve tona me Turqinë dhe Qipron”, deklaroi Droutsas, pas takimit me homologun australian Rudd, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Greqi.

Lidhur me marrëdhëniet midis Shkupit dhe Athinës, Rudd ka dhënë një përgjigje diplomatike, duke shtuar se vendi tij mbështet nismat e qeverisë greke që kanë të bëjnë me IRJM por edhe me Turqinë rreth çështjes së Qipros.

Australia vazhdon të mos njoh Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, edhe përkundër kërkesave të shumta të komunitetit maqedonas në këtë kontinent.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›