E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turku Gyngër i jep lamtumirën Euro 2008

Emre Gyngër i dha lamtumirën Euro 2008. Mbrojtësi turk pësoi një dëmtim në pulpë në ndeshjen kundër Cekisë (3-2) dhe nuk do të jetë pjesë e formacionit turk për pjesën e mbetur të Kampionatit Europian.
Nga ana tjetër, mesfushori Tymer Metin do të mungojë në ndeshjen kundër Kroacisë për shkak të problemeve me muskujt e barkut. Lajmi u dha nga zëdhënësi i ekipit turk.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›