Podolski, në dyshim kundër Portugalisë

Lukas Podolski, golashënuesi më i mirë i Gjermanisë në Euro 2008, ka probleme me një nga pulpat e këmbës së tij. Sulmuesi i Bajernit të Munihut është në dyshim për ndeshjen kundër Portugalisë.
"Lukas gjithmonë ka pasur probleme me njërën nga pulpat. Nuk do të stërvitet dhe për këtë besojmë se do të jetë i rikuperuar për ndeshjen kundër Portugalisë. Gjithsesi ka një pikë dyshimin për pjesëmarrjen e tij".