Holanda ne '1974, Evropa sheh futboll
Ari Han, trajneri i kombetares sone i perket nje epoke te lavdishme. Ne vitin 1974 lindi fenomen i ri, qe eshte cilesuar me vone, "cmenduria portokalli". Henri Krujf, vellai i Johan Krujfit tregon efektin, qe kishte kombetarja e futbollit, kur njerezit ne vitin 1974 filluan te visheshin te gjithe ne ngjyre portokalli. Efekti i veres se viti 1974, mbetet ende i pashpjegueshem. Para se te fillonte boterori, shume pak njerez e dinin dhe kuptonin ate qe do te cilesohej revolucioni me i madh, i futbollit boteror. Holanda e nisi boterorin me nje ndeshje miqesore, ndaj Argjentines. Nje prej lojtareve te Holandes, i cili aktualisht drejton kombetaren tone, Ari Han shpjegon: "U thosha njerezve se do te luanin ndaj Argjentines, por askush nuk e dinte se per cfare po flisja." Ne fillim te boterorit, ne Holande kishte pak interes, por kur trajneri Rinus Mishels paraqiti ne fushe ekipi e "Futbollit Total", Holanda u ngrit e tera ne kembe. Popullsia nisi te zhvendosej drejt Gjermanise. Trenat, autobuset, rruget dhe sheshet ishin mbushur plot dhe kudo valeviteshin flamuj, qe simbolizonin ngjyrat e kombetares se Holandes. Per here te pare ne histori, nje ekip futbolli fitonte mbeshtetje masive ne popull, ne nje kohe kaq te shkurter. Por nuk ishte rastesi. Ekipet holandeze si Fejnordi, fitonte ne '70 Ligen e Kampioneve, kurse Ajaksi e pasoi ne tre vitet e tjera, duke fituar trofete me te rendesishem, ne Evrope. "Ekipet luanin nje futboll argetues, por ne '74, kombetarja e Holandes paraqiti performancen me te mire qe ishte pare ndonjehere ne fushen e blerte,' - thekson Edi Polmen, nje gazetar i atyre viteve. "Pas sukseseve te Ajaksit dhe Fejnordit, njerezit nuk e kishin idene se mund te behej nje lidhje edhe me kombetaren." Holanda merrte pjese per here te trete ne historine e saj ne nje turne boterori, pas finaleve te '38 dhe '64. Per kete arsye njerezit nuk e kishin parashikuar se, performanca e kombetares se Holandes do te "shperthente" brenda vitit, ne nje turne si boterori, interesi i te cilit vazhdon te mbetet pa konkurrente. Ne bote filloi te flitej vetem per Holanden dhe nga kurioziteti, per te pare lojen e saj, pas ndeshjes te gjithe mbeteshin pa fjale.
Kishte ardhur koha e "Futbollit Total"
Sulmuesit dhe mbrojtesit nuk duhet te qendronin ne vende te percaktuara por cdo lojtar, ne cdo pozicion duhet te maksimizonte presionin ndaj kundershtarit dhe ta ushtronte ate, nepermjet disa kompenenteve, te paracaktuara qarte. Te tille komponente, lojtaret duhet t'i mesonin para ndeshjes, qe te dinin si te vepronin ne fushe. Edhe pse gjenerata e lojtareve nuk kishin pasur eksperience ne nje turne te tille, Holanda e Johan Krujfit, Rud Korlit, Johan Neskensit, Vin Van Hanegegem, Ari Hanit dhe Vim Rijsbergemit, ishte e fresket, fituese, argetuese, sot e kesaj dite e paarritshme.