E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda përballet me Sllovakinë, luan Roben


Holanda do të ketë të gatshëm që nga minuta e parë anësorin Arjen Roben në ndeshjen e fazës së një të tetave kundër Sllovakisë . Roben është rekuperuar plotësisht pas një dëmtimi qëe e ka mbajtur jashtë fushave të lojës në tre ndeshjet e para në grup .Roben është aktivizuar disa minuta në ndeshjen e fundit në grup kundër Kamerunit dhe ka goditur një shtyllë ku më pas topi i kthyer është shndërruar në gol. Një problem të vogël me dëmtimin kishte edhe Shnajder, por ai do të jetë i gatsshëm dhe tulipanët janë të kompletuar. Kapiteni i skuadrës, mbrojtësi Xhovani Van Bronkorst është i lumtur për rikthimin e Roben në skuadër. "është për të ardhur keq që pak ditë para fillimit të një Kupe Bote të dëmtohesh, dëmtimi i Roben dukej shumë serioz dhe u mërzitën ndërsa pas dy javësh kemi pasur Roben në skuadër dhe ai ka luajtur minutat e tij të para në këtë Botëror. Jemi të gjithë të kënaqur që ai u kthye pasi është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë", ka thënë ai.
Ndërsa trajneri Bert Van Marvik ka shtuar se skuadra është ndiere mirë kur ka mësuar se Roben do të luajë që nga minuta e parë .Ende nuk dihet nëse do të luajë mesfiushori Van Der Vart pasi nuk e ka kompletuar seancën stërvitore të ditës së djeshme .Holandezët janë favoritë ndjeshëm kundër Sllovakisë e cila ka nxjerrë jashtë Italinë më një fitore tre me dy.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›