Bekim Kuli,kontratë 2 vjeçare me Shkumbinin

Bekim Kuli nënshkruan një kontratë 2 vjeçare me ekipin e Shkumbinit. Ish mesfushori i Dinamos është firma e radhës për Shkumbinin që është përforcuar edhe me lojtarë të tjerë të njohur.
Tashmë një nga lojtarët më të njohur të Superligës do të jetë nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa.
Presidenti i Shkumbinit zoti Ylli Ndroqi ka premtuar se Shkumbini do fitojë Superligën dhe po bën blerje të mëdha në merkato.