Bielsa: Duhet të sulmojmë shumë për fitore
Trajneri i Kilit, argjentinasi Marselo Bielsa ka bërë të ditur se skuadra e tij do ta ketë shumë të vështirë ndeshjen kundër Brazilit në fazën e njëj të tretave në Johanesburg. Kili në pesë vitet e fundit ka pësuar shtatë humbje nga Brazili dhe ka pësuar 26 gola. Brazili ka fituar edhe dy ndeshjet e zhvilluara në nje kupë bote katër me dy në vitin 1962 dhe katër me një në vitin 1998. Në tre vitet e qëndrimit të tij Bielsa e ka transformuar Kilin në një nga skuadrat më të mira të kontinentit, por edhe ai e di se kanë përpara një detyrë shumë të vështirë kundër pesë herë kampionëve të botës. "Në një ndeshje kundër Brazilit është shumë e vështirë të mbrohesh . Selecao ka një futboll krijues dhe kjo është pjesa më e rëndësishme e potencialit të tyre .Një mënyrë për t'u mbrojtur është ajo të sulmojmë më shumë .Kjo do të thotë që duhet të zotërojmë më shumë topin dhe të sulmojmë mbrojtjen e Brazilit", është shprehur ai.
Ndeshjen e fundit Brazili e ka fituar ndaj KIlit 6-1 në cerekfianle të Kupës së Amerikës dhe në atë kohë është shkarkuar ish trajneri Nelson Akosta i zëvendësuar nga Bielsa. Trajneri Argjentinas Bielsa ka përfunduar duke thënë se ndeshja e sotme është për gjithcka ose për asgjë dhe skuadra do të bëjë më të mirën për ta çuar lojën si dëshiron ajo, por Kili në këtë ndeshje do të ketë tre mungesa të rëndësishme për shkak kartonësh.