E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dunga: Ndeshje e vështirë ndaj Kilit

Trajneri i Brazilit Carlos Dunga pret një ndeshje shumë të vështirë kundër Kilit në Johanesburg në fazën e një të tetave. Pesë herë kampionët e Botës kanë statistikat në favor të tyre kundër Kilit kasi kanë fituar shtatë ndeshjet e fundit dhe humbjen e fundit e kanë në vitin 2000 në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës. Pavarësisht kësaj Dunga ka thënë se Kili tani është një skuadër më shumë kompetitive. "Besoj se Kili tashmë është një tip tjetër skuadre më shumë kompetitive dhe më shumë e shpejtë. Për sa u përket faulleve të shkaktuara nga ta i takon FIFA-s të gjykojë. Na kanë informuar për faullat e shumtë që bëjnë kilianët dhe duhet të jetë vigjilent gjyqtari i ndeshjes", është shprehur ai.
Kili është një skuadër që mbron mirë dhe që niset shpejt në kundërsulm dhe Dunga ka deklaruar se "Spanja ka hasur në vështirësi, po ashtu edhe ne dhe Zvicra kemi hasur vështirësi kur kundërshtarët mbrohen me forca të shumta .është e vështirë kur përballesha me skuadra të tilla, por duhet të rrezikosh dhe ta mbash topin më shumë .Kur përballesh më një skuadër që mbron mirë vështirësitë janë më të mëdha se në një tjetër ndeshje".
Për Dungën, Kili është përmirësuar shumë me trajnerin Bielsa dhe është një skuadër kompetitive dhe një skuadër që lufton deri në fund. Dunga do të ketë në skuadër edhe Rikardo Kaka dhe Elano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›