Holanda përkrah Kosovën drejt integrimeve evropiane
PRISHTINË- "Holanda përkrah Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane", tha ambasadori holandez në Prishtinë, Robert Bosch, në takim sot me zv/kryeministren kosovare, Edita Tahiri.
Në takim, u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve, ndërsa u fol edhe për rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike si dhe për dialogun teknik. Sipas zyrës së shtypit të qeverisë kosovare, sa i përket dialogut teknik të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ky dialog është në funksion të integrimit evropian dhe po ashtu kontribuon për stabilitetin dhe paqen në rajon.
Në takim u tha se, është e rëndësishme që të bëhet zbatimi i marrëveshjeve dhe kjo të hyjë në funksion sa më shprejt.
(d.b/BalkanWeb)