E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO ashpërson fjalorin me Rusinë

VILNIUS -Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, i ka kërkuar Rusisë të ndalojë ndërtimin e bazës së saj ushtarake pranë kufijve të Aleancës, duke e quajtur veprimin e tillë “shpërdorim të burimeve financiare”.

Rusia ka paralajmëruar se planifikon të pozicionojë raketat Iskander në territorin e saj Kaliningrad, që kufizohet me Lituaninë dhe Poloninë, që të dyja këto anëtare të NATO-s.

Moska ka vendosur për një hap të tillë pasi ka dështuar të pajtohet me Aleancën 28-anëtarëshe në lidhje me mburojën raketore.

Rasmusen u tha sot mediave në Vilnius të Lituanisë se planet ruse janë të drejtuara kundër “një armiku artificial, një armiku që nuk ekziston”.
Ndërkaq, presidenti i Lituanisë, Dalia Grybauskaite, ka thënë se veprimet e tilla të Rusisë “nuk e forcojnë besimin mes NATO-s dhe Moskës”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›