E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda tremb “tradhtarin” Gus Hidink

Trajneri holandez, Gus Hidink betohet se do të tradhtojë kombin e tij për të marrë fitore ndaj “tulipanëve” ditën e sotme. 

“Po, mendoj se do të jem një tradhtar i madh, për shtetin tim, nesër” deklaroi ai ditën e djeshme. Hidink, që e drejtoi për katër vjet Holandën nga 1994 deri në vitin 1998 kur ekipi i tij u mund nga Franca në gjysmëfinale të kupës së Botës, thotë se do të jetë tradhtar sepse në sfidën e sotme, do të këndojë himnin e kombëtares ruse. “Nuk e di me tekstin e himnit rus, por më pëlqen shumë vija melodike e tij, - thotë ai. - Përderisa do të quhem tradhtar, dua të luaj sa më mirë këtë rol”, deklaroi Hidink, i cili nuk harroi të vlerësojë kundërshtarët e tij për teknikën dhe fizikun që i karakterizon. Sipas tij, “tulipanët” janë skuadra më e mirë në botë për momentin dhe do të jetë një ndeshje e fortë dhe spektakolare ajo që do të luhet në Bazel. “Jam tmerrësisht i frikësuar, ndaj do të sulmojmë sa më shumë. Të dyja skuadrat kanë stil të njëjtë loje, i pëlqen të sulmojnë e të dominojnë lojën”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›