Dekretet, Moisiu nuk respektoi i pari afatet
Kriza që ka mbërthyer së fundi Gjykatën e Lartë për shkak të përfundimit të mandatit të shtatë anëtarëve, e ka zanafillën që në kohën e ish-presidentit, Alfred Moisiu.
Kështu, të parit anëtar të kësaj gjykate që i përfundoi mandati ishte Kristaq Ngjela, i cili në qershor të vitit të kaluar la këtë post për shkak të daljes në pension. Por, i mbërthyer në ‘ethet’ e zgjedhjeve të presidentit, Moisiu nuk zbatoi detyrimin ligjor për të nisur procedurat e përzgjedhjes së pasardhësit të Ngjelës 45 deri në 30 ditë para përfundimit të mandatit të tij. Dekreti për pasardhësin e Ngjelës erdhi në Parlament më 12 maj të këtij viti, pra rreth 11 muaj më vonë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Ylvi Myrtjen, por këtë radhë përgjegjës për moszbatimin e ligjit është presidenti aktual, Bamir Topi. Kështu mandati i Myrtjes ka përfunduar më 25 janar të këtij viti dhe dekreti për zëvendësimin e tij erdhi në Parlament më 12 maj, pra katër muaj pas përfundimit të mandatit. Ndërkohë që goditja më e madhe për Gjykatën e Lartë, për nga numri i anëtarëve, duket se ka ardhur pikërisht më 20 maj kur Nikoleta Kita, Artan Hoxha dhe Agron Lamaj kanë lënë postet që mbanin për shkak të përfundimit të mandatit, ndërsa dekreti i kreut të shteti daton dy ditë më vonë, pikërisht më 22 maj. Në përfundim, një tjetër vend bosh ka ngelur edhe pas mbarimit të mandatit të Thimio Kondit më 3 qershor dhe ende nuk kanë filluar procedurat për përzgjedhjen e tij, procedura që do të zgjasin të paktën dy javë. Aktualisht në Gjykatën e Lartë ushtrojnë funksionin vetëm 10 gjyqtarë, nga 17 që përmban organika e institucionit, ose e thënë ndryshe një kolegj civil dhe një penal. Kur ndodh që për arsye të ndryshme ndonjë prej gjyqtarëve paraqit konflikt interesi në gjykimin e ndonjë çështjeje, atëherë e vetmja rrugë që u mbetet gjykatësve është shtyrja e gjykimit për një datë tjetër, të pacaktuar. Sipas ligjeve në fuqi, mandati i anëtarëve të Gjykatës së Lartë fillon nga koha kur dekretohen prej kreut të shtetit dhe jo nga koha kur Kuvendi jep pëlqimin.