Van Basten s’ka dyshime: Fitojmë ne
Trajneri i Holandës, Marko Van Basten është i bindur se skuadra e tij do të japë më të mirën ndaj ekipit rus të drejtuar nga tekniku holandez, Gus Hidink.
Skuadra e “tulipanëve” bëri një performancë të jashtëzakonshme në “Grupin e Ferrit” duke fituar ndaj të tre kundërshtarëve duke bërë Holanda të jetë favoriti kryesor për fitimin e Euro 2008. Ky trofe nuk është fituar që prej 20 vjetësh nga “portokallinjtë”, në kohën kur, trajneri i tanishëm, Van Basten, i dha titullin kampion të Evropës vendit të tij, falë një loje të mrekullueshme të realizuar prej tij. Për legjendën e futbollit holandez, Hidink duhet të kënaqet me suksesin e arritur deri tani. “Më bëhet shumë qejfi që Gus arriti të çojë në këtë nivel futbollin rus. Pas një fillimi të vështirë në këtë turne, Rusia filloi të bëjë futboll të bukur. Janë skuadër që mendojnë vetëm për kundërsulme, kanë lojtarë shumë teknikë. Mendoj se grupi i lojtarëve të mi do të dinë të tregojnë vlerat e tyre ndaj lojës së kujdesshme ruse”, tha Van Basten.