E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqit, vjen yxhymi i tretë

Turqia të tregojë se di t’i numërojë gjithmonë minutat. 

 Për të tretën ndeshje radhazi në finalet e këtij Evropiani, djemtë e trajnerit Fatih Terim kanë arritur të shënojnë dhe të ndryshojnë fatin e ndeshjes. Pas 120 minutash, ndehsja është mbyllur në barazim 1-1, ku gjithçka ndodhi në tre minutat e fundit, ndërsa më pas nga gjuajtjet e 11-metrave turqit kanë qenë shumë të saktë, duke siguruar biletën për në gjysmëfinale. Një sfidë mjaft emocionuese ku ka ndodhur gjithçka. Ndeshja çerekfinale kundër Kroacisë ishte një përballje, ku të dyja skuadrat menduan të luajnë qetë dhe të jenë të kujdesshëm në fushën e lojës. Një përballje e cila në kohën e rregullt mund të quhet fare mirë e mërzitshme, por në fakt pati një fund shumë emocionues.
90 minutat
Koha e rregullt e lojës përfundoi në një barazim të bardhë pa gola, kur kroatët kanë arritur të krijojnë edhe rastet më të mira për shënim, por pa qenë të saktë para portës kundërshtare. Në kohën shtesë, të dyja ekipet vazhduan të luajnë me të njëjtën taktikë, duke u përqëndruar te lufta e fortë në mesin e fushës. Gjithsesi, ka qenë pikërisht Ivan Klasniç ai që lumturoi të gjithë kroatët, me njëgol në minutat e 119 të lojës, pasi gjuajti saktë me kokë brenda zonës. Ka qenë një dalje e gabuar e portierit Rushtu, e cila u shfrytëzua mjaft mirë nga kundërshtarët. Gjithsesi, ndeshja nuk përfundoi me kaq. Turqit nuk u dorëzuan dhe në fakt, pak minutat që patën në dispozicion, u mjaftuan për të barazuar gjithçka. Në minutën e fundit të lojës, Samih Senturk arriti të përfitojë nga një rrëmujë brenda zonës kudnërshtare, duke gjuajtur fort dhe saktë në portër e Pletikosës. Një gol që riktheu shpresat e turqve për kualifikim.
Penalltitë
Nga pika e bardhë e 11-metërshave u tregua qartë ndryshimi midis moralit të dy ekipeve, kur turqit ishin më të bindur te kualifikimi, pasi atij gol shumë shpresëdhënës në minutën e fundit. I pari që gjuajti nga pika e bardhë ishte talenti kroat Luka Modriç, i cili gjuajti jashtë. Një arsye më shumë, për të shtuar besimin te kualifikimi i turqve, të cilët shënuan në të gjitha gjuajtjet e tyre, ndërkohë që për kroatët gaboi nga pika e bardhë edhe Rakitiç e Petriç. Një kualifikim mbreslënës i Turqisë, e cila është e gatshme të sfidojë Gjermaninë në gjysmëfinalet e kampionatit evropian.

Kroaci – TurqI 1-1  (1-3 me penallti)

Golat: Klasniç 119’/ Senturk 122’
Penalltitë: Srna, /Senturk, Turan, Altintop
Kroacia (4-4-1-1): Pletikosa, Korluka, Kovaç, Simuniç, Pranjiç, Srna, Modriç, Kovaç, Rakitiç, Kranjcar (Petriç 65’), Oliç (Klasniç 97’)
Trajner: Slaven Biliç
Turqia (4-1-3-2): Rushtu,     Altintop, Zan, Ashik, Balta, Topal (Senturk 76’), Sarioglu, Sanli, Turan, Kazim (Boral 61’), Nihat (Karadeniz 117’)
Trajner: Fatih Terim
Kartonë të verdhë: Ashik, Sanli, Turan, Boral
Gjyqtar: Roberto Roseti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›