Holande -Kampionati
Një ndihmë të madhe bardhekuqtë e morën nga kartoni i kuq i marrë nga vendasit Vandenbushe që në minutën e 3-të.
Miqtë kaluan shpejt në epërsi me anë të Teo Jansenit që shndërroi në gol një penallti, ndërsa gola pati me shumicë në pjesën e parë. Ismail Aisati realizoi të dytin pa kaluar 20 minuta lojë, ndërsa heroi i takimit u bë Siem De Jong, autor i tre golave.
De Jong shënoi dy herë në pjesën e parë, të cilën Ajaksi e mbylli 4-0, ndërsa realizoi edhe golin e vetëm në të dytën. Ky sukses bën që skuadra nga Amsterdami të nisë shkëputjen në krye duke lënë prapa rivalët dhe duke pasur një golaverazh të jashtëzakonshëm, me 81 gola të shënuar e 33 të pësuar në 29 takime.
Alkmar, rivali kryesor i Ajaksit këtë kampionat, u ndal në një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Tventes së fortë. Skuadra vendase ishte dy herë në epërsi, madje kaloi në avantazh që në fillim me anë të sulmuesit Altidor, por Luk de Jong barazoi para pushimit. Në pjesën e dytë, Altidor shënoi edhe golin e dytë dhe u mendua se Alkmari do të fitonte, por pikërisht në minutën e parafundit Tvente barazoi me anë të kosovarit që luan për Suedinë, Emir Bajrami.
Edhe pretendentja tjetër, PSV Ajndhoven gaboi, duke humbur 1-2 në fushën e Valvijkut dhe duke qenë ky rezultati më i papritur i javës. Vendasit shënuan dy herë në fillim të pjesës së dytë gola të me atë të Duitsit e Shetit, ndërsa Ajndhoven ngushtoi diferencën 4 minuta para fundit me anë të Venegor of Heselinkut.
Ajaks ka 61 pikë në krye, Alkmar e ndjek me 58, Tvente ka 56 pikë, Fejënord 55 dhe PSV 54.