Shkoder perfundon pastrimi nga minat e municionet per 91 m2
Përfundon pastrimi nga minat dhe municionet e tjera të rrezikshme për rreth 91 mijë metra katror pranë Urës së Gjadrit, në Vaun e Dejës, në Shkodër.
Në zonë kishte predha të kalibrave të ndryshëm dhe djegore prej prillit të vitit 1997, kur si pasojë e sulmeve në depot ushtarake, pati shpërthime në 4 depot e predhave dhe municioneve që ndodhen në këtë zonë.
Si pasojë e atij shpërthimi humbën jetën 2 banorë, ndërsa më pas ndërroi jetë dhe një prej 6 të plagosurit e së njëjtës ngjarje.
Zona konsiderohej mjaft e rrezikshme jo vetëm se ndodhej pranë rrugës nacionale dhe rrugëve lidhnin fshatrat, por edhe për faktin se banorë të ndryshëm gërmonin për nxjerrjen e municioneve për skrap.
Në ceremoninë e certifikimit të sigurisë së zonës dhe kthimin e kësaj sipërfaqe komunitetit, merrnin pjesë zëvendësministri I mbrojtjes Ekrem Spahiu, Shefi i Shtabit të Përgjithëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, Prefektja e Shkodrës Voldana Ademi, Kryetari I Qarkut, Maxhid Cungu, Krytari I komunës Zejmen, Pjetër Lleshi, përfqësues të pushtetit lokal, kompanisë daneze të çminimeve dhe UNDP.
Zëvendësministri Spahiu vlerësoi rëndësinë rolin e forcave të armatosura për pastrimin e zonave të infektuara për sigurinë e banorëve të këtyre zonave, si edhe ecurinë e procesit të demontimit e asgjësimin e municioneve të vjetra dhe të tepërta.
Kryetari i Qarkut të Shkodrës, vlerësoi ndihmën e vazhdueshme të Forcave të Armatosura për banorët e Shkodrës, gjatë përmbytjeve të vitit 2011, situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në fillimvitin 2012 si edhe për punën e kryer në pastrimin e zonave të rrezikshme.
Sipas drejtorit të AMMCO, Arben Braha në total janë gjetur 8.4 ton predha të kalibrave të ndryshëm, djegore, Granada dhe fishekë, nga të cilat 203 predha dhe 582 djegore kanë qenë të rrezikshme për t’u transportuar dhe janë asgjësuar në vend.
Në Shqipëri ekzistojnë edhe 14 zona të tjera të kontaminuara të konsideruara si Hotspot të trashëguara nga shkatërrimet dhe shpërthimet e depove ushtarake në vitin 1997. Zëvendësministri Spahiu u shpreh se operacinet e radhës do të vijojnë në 3 hostpote në Berat.