Futboll shqiptaret pa viza edhe ne Itali

Futbollistët shqiptarë do të mund të luajnë si komunitarë edhe në Serinë A italiane dhe të gjitha ligat e tjera të këtij vendi. Pas hapjes së kufijve fillimisht me Greqinë dhe së fundmi me Francën, tashmë lojtarët e talentuar të vendit tonë do të luajnë pa asnjë lloj pengese edhe në aktivitetet e përtej Adriatikut.
Nëse elementët cilësorë kanë oferta, atëherë atyre u duhet të gjejnë vetëm marrëveshjen me klubet që i kërkojnë, ndërsa pengesat burokratike që krijoheshin nga fakti se ata kategorizoheshin si ekstra-komunitarë nuk do të ekzistojnë më.
Për të firmosur marrëveshjen ndërmjet Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj Italine, në fundjavë në Tiranë do të mbërrijë kreu i FIGC, Xhankarlo Abete. Ai do të zbarkojë në orët e vona të së dielës në aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa gjatë paradites së të hënës, do të zhvillojë takime me homologun Armand Duka, Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së, ndërsa më pas gjatë një konference për shtyp, pritet të firmoset edhe marrëveshja për heqjen e kufizimeve për futbollistët shqiptarë.
Aktualisht në kampionatin elitar italian aktivizon tre lojtarë kuqezinj, Lorik Cana, erjon Bogdani e Samir Ujkani, ndërsa ka edhe disa dhjetëra futbollistë në kategoritë më të ulëta. Por, deri më tani të gjithë klasifikohen si ekstra-kominutarë dhe shpesh herë ky fakt ka qenë pengesë në të kaluarën, pasi numri i lojtarëve jo komnutarë në skuadra është shumë i kufizuar.
Gjatë takimit me drejtuesin e futbollit italian, pritet që pala shqiptare të diskutojë edhe mundësinë e organizimit të një ndeshje miqësore ndërmjet Kombëtares shqiptare dhe asaj italiane. Pavarësisht distancës së afërt, dy skuadrat nuk janë ndeshur asnjëherë, ndërsa kjo tentativë vjen vetëm pak ditë pas dështimit të miqësores me kampionët e botës dhe Europës në fuqi, Spanjën.