NBA - Serish Boston

Lejkërsat ia dolën të fitonin edhe pse pa lojtarin e tyre më të mirë, Kobi Brajant. Suksesi ishte 98-84 dhe pa lënë asnjë hije dyshimi. Në San Antonio, skuadra kaliforniane pati përqindje shumë të mirë në gjuajtje, sidomos për 3 pikë, si dhe dominoi tërësisht në tabela.
Uorld Pis shënoi 26 pikë, Pau Gasol shënoi 21 dhe Bajnum realizoi 16. Ky i fundit, pra Bajnum, u tregua i jashtëzakonshëm duke kapur 30 topa në tabela.
Edhe skuadra tjetër nga Los Anxhelosi fitoi mbrëmjen e djeshme. Klipers fituan sfidën e fortë në fushën e Oklahomës, duke mundur 100-98 njërën nga kryesueset e ligës. Kris Pol ishte lojtari më i mirë në fushë me 31 pikë për fituesit, ndërsa Grifin shënoi 16, kapi 12 topa në tabela dhe dha 7 asistë. Kevin Durant ishte më i miri për vendasit me 22 pikë dhe 9 topa në tabela.
Mbrëmja e së mërkurës pati shumë ndeshje në të cilat shumë fitore jashtë fushe. Filadelfia fitoi në Toronto, Indiana në Klivlend, Nju Jorku në Miluoki dhe Jutah në Hjuston.