Holande-Gjermani miqesore pa yje

Miqësorja e luksit ndërmjet Holandës dhe Gjermanisë, që do të luhet të mërkurën në “Amsterdam Arena” vazhdon të humbasë yjet. Në radhët e “panzerave” për këtë sfidë mungojnë jo pak, por tetë emra të rëndësishëm.
Mes atyre që spikasin më shumë, të pranishëm në këtë ndeshje nuk do të jenë sulmuesi Miroslav Klose, si edhe dy mesfushorët, Mesut Ozil dhe Bastian Schëeinsteiger.
Fantazisti i Realit të Madridit ka probleme muskulore dhe i ka konfirmuar trajnerit Joachim Loeë mungesën për sfidën me Holandën. Ndërkohë, Klose, i cili shkëlqeu në derbin e fituar nga Lacio përballë Romës gjatë fundjavës, ka një virozë gripale.
Mungesat e tyre u shtohen atyre të Marcel Schmelzer, Jerome Boateng, Toni Kroos, Sami Kheidira dhe Holger Badshtuber. Mungesat e shumta e kanë detyruar trajnerin Loeë që të marrë në skuadër Jung të Eintracht Frankfurt, Bender të Borussia Dortmund dhe Holtby të Schalke-s.
Në anën tjetër, edhe Holanda nuk është në situatë aspak të mirë përsa i takon dëmtimeve. Pas mungesës së konfirmuar disa ditë më parë të Ëesley Sneijder, që nuk është rikuperuar plotësisht, trajneri Louis Van Gaal nuk mund të as te ylli i Manchester United, Robin Van Persie.
Sulmuesi ka një problem muskulor dhe është detyruar të qënmdrojë pushim për këtë supersfidë. Në vend të tij, në radhët e “tulipanëve” është grumbulluar sulmuesi i Ëolfsburg-ut, Bas Dost.